Bota

Nis puna për ngritjen e një stacioni policer të Kosovës në Zubin Potok

Nga ana tjetër, Veton Elshani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, ka thënë se bëhet fjalë për një vendim të vitit 2018 dhe se vetëm tani është marrë miratimi për nisjen e punimeve.

F.m
Nis puna për ngritjen e një stacioni policer të Kosovës
Policia e Kosovës

KOSOVË- Në Veri të Kosovës ka nisur ‘pastrimi’ i terrenit, pasi ështëplanifikuar të ndërtohet një stacion i Policisë së Kosovës. Mediat vendase shkruajnë se në afërsi të shkolles fillore “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok, janë paraqitur makineri të rënda që po zhvillojnë pastrimin.

Kossev, media vendase shton se ngritja e një stacioni policore të Kosovës ka shkaktuar pakënaqësi tek banorët dhe se duhet të ishte menduar më gjatë.

Nga ana tjetër, Veton Elshani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, ka thënë se bëhet fjalë për një vendim të vitit 2018 dhe se vetëm tani është marrë miratimi për nisjen e punimeve.

“Vendimi është marrë në vitin 2018, tani kemi marrë miratimin që të fillojmë të ndërtojmë,”- ka thënë Elshani.

“Meqenëse stacioni policor aktualisht ndodhet në një shtëpi private, ne duhet të largohemi dhe për këtë po vendosim kontejnerë derisa të ndërtohet ky stacion,”- ka përfunduar fjalën e tij Elshani.

Poll

MOS HUMB