Bota

Nis protesta në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Qytetarët me flamuj e pankarta: Kosova pret çlirimtarët

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Hagë, duke sjellë me vete flamuj të Kosovës dhe pankarta me mesazhe në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

M.K.
Nis protesta në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/
foto

HAGË- Ka nisur protesta në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj tyre.Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Hagë, duke sjellë me vete flamuj të Kosovës dhe pankarta me mesazhe në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Në mesin e pankartave bien në sy mesazhe si “Kosova pret çlirimtarët”, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen përpara zhvillimeve të pritshme në Gjykatën Speciale.Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 20:00 dhe pritet që në të të marrin pjesë qytetarë nga Kosova dhe shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme.

Nis protesta në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/

Tubimi zhvillohet në një ditë të rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa mbështetësit e tyre kërkojnë drejtësi dhe kthimin e tyre në Kosovë.Atmosfera në Hagë është shoqëruar me flamuj, pankarta dhe thirrje në mbështetje të çlirimtarëve, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në pritje të zhvillimeve të mëtejshme./ZERI

Poll

MOS HUMB