Bota

Nicolas Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet për marrjen e fondeve të paligjshme nga Gaddafi

Gjykata do të shqyrtojë nëse, në këmbim të financimit të fushatës presidenciale të Sarkozy-t, regjimi libian ka kërkuar favore diplomatike, ligjore dhe biznesi.

F.I
Nicolas Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet për
Nicolas Sarkozy

FRANCË-Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka dalë në gjyq, në lidhje me akuzat se ka marrë miliona euro të paligjshme të fushatës zgjedhore nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian Muammar Gaddafi. The guardian shkruan se krahas ish-Presidentit të djathtë francez, janë të akuzuar gjithashtu dhe 12 persona, duke përfshirë këtu ish-ministra qeverie të clët kanë marrë pjesë në komplote kriminale për të gjeneruar fonde nga një diktator i huaj në shkallë masive.

Pas një hetimi 10-vjeçar kundër korrupsionit, gjykata do të dëgjojë akuzat për atë që magjistratët hetues e quajnë si pakt korrupsioni, mes Sarkozyt dhe regjimit libian. Gjykata do të shqyrtojë nëse, në këmbim të financimit të fushatës presidenciale të Sarkozy-t, regjimi libian ka kërkuar favore diplomatike, ligjore dhe biznesi.

Sarkozy, i cili ishte president midis 2007 dhe 2012, ka mohuar të gjitha skuzat.

Gjyqi tre-mujor do të zgjidhë marrëdhëniet komplekse të Sarkozy-t me Gadafin, liderin autokratik libian, sundimi brutal 41-vjeçar i të cilit u shënua nga abuzime të të drejtave të njeriut dhe ishte izoluar ndërkombëtarisht për lidhjen e regjimit të tij me terrorizmin, duke përfshirë bombardimin e fluturimit 103 Pan Am mbi Lockerbie në Skoci në dhjetor 1988.

Anëtarët e rrethimit të Sarkozy dyshohet se janë takuar me anëtarë të regjimit të Gaddafit në Libi në vitin 2005, kur Sarkozy ishte ministër i brendshëm. Menjëherë pasi u bë president francez në vitin 2007, Sarkozy më pas ftoi liderin libian për një vizitë të gjatë shtetërore në Paris. Nëse dënohet për akuzat për korrupsion, Sarkozy mund të përballet me deri në 10 vjet burg së bashku me Claude Guéant, një ish-sekretar i përgjithshëm dhe ministër i brendshëm i Elysée, dhe Brice Hortefeux, një aleat i ngushtë i Sarkozy-t, i cili gjithashtu shërbeu si ministër i brendshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB