Bota

Netanyahu takim me Trump në SHBA, në fokus tarifat dhe marrëveshja me Hamasin

Ndërkohë, vizita e Netanyahut vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, me përshkallëzimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës dhe përpjekjet e dështuara për një marrëveshje të re armëpushimi me Hamasin.

I.F
Netanyahu takim me Trump në SHBA, në fokus tarifat dhe
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump

SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë drejt SHBA-ve ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të hënën. Ata priten të diskutojnë rreth bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ekonomisë. Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit izraelit në rrjetin X, të dy liderët do të trajtojnë tema si tarifat tregtare, përpjekjet për lirimin e pengjeve, marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë, kërcënimi nga Irani dhe lufta e përbashkët kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), e cila ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj Netanyahut.

Kjo vizitë zhvillohet në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa shtesë prej 10% ndaj shumicës së importeve nga vendet e tjera, ku sipas Uashingtonit, kanë bilanc negativ tregtar me SHBA. Si rezultat, Izraeli do të përballet me tarifa doganore të reja në masën 17%.

Ndërkohë, vizita e Netanyahut vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, me përshkallëzimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës dhe përpjekjet e dështuara për një marrëveshje të re armëpushimi me Hamasin. Po ashtu, tensionet janë rritur edhe në lidhje me programin bërthamor të Iranit, duke e bërë takimin me Trump një zhvillim me rëndësi të veçantë për diplomacinë izraelite./ZËRI

Poll

MOS HUMB