Bota

Nëna izraelite kërkon vajzën 22-vjeçare, e zhdukur në ‘festivalin e vdekjes’

Nëna e vajzës së zhdukur shprehet se nuk fle dot gjumë, sepse nuk e di nëse e bija është gjallë. Ajo tha se njerëzit u therën në festival si roza

D.XH
Nëna izraelite kërkon vajzën 22-vjeçare, e zhdukur në
Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës

GAZA - Një 22-vjeçare irlandezo-izraelite është në mesin e të zhdukurve, pasi persona të armatosur të Hamasit sulmuan gjatë mbajtjes së festivalit të muzikës Supernova, pranë kufirit të Gazës, në një sulm vrastar, duke lënë të vdekur afro 300 njerëz.

Në një intervistë për ABC News, Jennifer Damti tha se vajza e saj, Kim, i kishte telefonuar menjëherë pas fillimit të sulmit. “Kim nuk e kuptoi se kishte shtatë apo tetë furgona Toyota plot me terroristë dhe ata thjesht qëlluan mbi njerëz, kudo mundeshin”, tha ajo.

“Ata thjesht i qëlluan, i therën si rosa, dhe kjo është arsyeja pse jam këtu, sepse dua që bota ta dënojë këtë sjellje. Unë nuk flej dot, sepse gjithë kohës mendoj nëse vajza ime është apo jo gjallë. Unë thjesht dua që ajo të kthehet", deklaroi nëna e vajzës së humbur.

Kryeministri irlandez në detyrë, Leo Varadkar tha se qeveria ishte në dijeni të rastit dhe zyrtarët konsullorë ishin në kontakt me familjen.

Për javë të tëra, adhuruesit e muzikës kishin pritur me padurim festivalin “Supernova”, të mbajtur në një shkretëtirë në jug të Izraelit, që përkon me festivalin hebre të Sukkot.

Militantët palestinezë sulmuan njerëzit në festival dhe hapën zjarr, pasi ndërmorën një sulm të madh e të ashpër ndaj shtetit të Izraelit.

Më shumë se 260 trupa pa jetë thuhet se janë nxjerrë nga vendi ku u mbajt festivali. Një pjesëmarrës në festë, i quajtur Ortel, tha se shenja e parë se diçka nuk shkonte siç duhet, ishte kur një sirenë ra në mëngjes, duke paralajmëruar raketa. Dëshmitarët okularë thanë se raketat u pasuan shpejt nga të shtëna armësh.

"Pesëdhjetë terroristë mbërritën me furgona, të veshur me uniforma ushtarake dhe hapën zjarr, duke vrarë dhjetëra njerëz", tha dëshmitari.

Edhe pse njerëzit u përpoqën të shpëtojnë, duke ikur nëpër rërë, sërish 300 viktima u shënuan nga sulmi. Hamas sulmoi Izrelin, duke vrarë 700 persona, ndërsa Izraeli nisi një kundërofensivë, duke vrarë 400 palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB