Bota

Ç’ndodhi mes RTK-së dhe Adelina Ismailit? Këngëtares i ndërpritet emisioni, shkak i ftuari

Vetë teologu Gashi ka thënë se ky vendim është marrë pasi ai është një person i dënuar për dhunë në familje. Më konkretisht, bashkëshortja e tij vite më parë e ka raportuar atë në Polici për dhunë në familje dhe ai është dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

F.m
Ç’ndodhi mes RTK-së dhe Adelina Ismailit? Këngëtares
Drilon Gashi dhe Adelina Ismaili

KOSOVË- Emisioni i këngëtares Adelina Ismaili që prej tre vitesh transmetohet në RTK, është ndërprerë. Shkak është bërë një i ftuar që Ismaili ka zgjedhur të ketë të premten, teologun Drilon Gashi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Adelina, e cila shkruante në një postim në Facebook se Kryeredaktori i RTK-së ka dhënë urdhër që të ndalohet transmetimi i këtij episodi të emisionit të saj.

“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim shoë i së premtes sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Adelina në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Ky vendim ka sjellë mjaft reagime. Vetë teologu Gashi ka thënë se ky vendim është marrë pasi ai është një person i dënuar për dhunë në familje. Më konkretisht, bashkëshortja e tij vite më parë e ka raportuar atë në Polici për dhunë në familje dhe ai është dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Shtatë vjet më parë, pata një çështje familjare që rezultoi në një vërejtje gjyqësore, një çështje që e kam zgjidhur dhe mbyllur që atëherë, duke punuar pa pushim për të ndërtuar një jetë të lumtur dhe të qëndrueshme me familjen time. Është e dhimbshme që kjo ngjarje e kaluar po përdoret tani si justifikim për të më diskriminuar dhe mohuar mundësinë për të marrë pjesë në një diskutim publik që mendoj se ka rëndësi të madhe për të ardhmen e shoqërisë sonë. Ndërsa kjo situatë më ka bërë të ndihem i shqetësuar dhe i zhgënjyer, ajo nuk do të më ndalojë të vazhdoj të kontribuoj me zërin dhe veprimet e mia për një Kosovë dhe botë më të mirë. Kam besim se e vërteta dhe drejtësia do të mbizotërojnë në fund, dhe shpresoj që ju, si miqtë dhe ndjekësit e mi, do të qëndroni pranë meje në këtë udhëtim,”- ka shkruar ai.

Vetë RTK shprehet në një reagim zyrtar se nuk munden ta transmetojnë këtë episode pasi përbën shkelje eventuale të standardeve profesionale, por pa u ndalur konkretisht.

“Pas shqyrtimit të hollësishëm të përmbajtjes së programit `Shoë i së Premtes` me të ftuarin teologun Drilon Gashi, stafi editorial i RTK-së ka vendosur të mos e transmetojë këtë emision. Kjo është vendosur për shkak të dilemave të mëdha sa i përket shkeljeve eventuale të standardeve profesionale të RTK-së. Kërkojmë mirëkuptim tuaj, ndërkaq sonte do të jetë repriza e një prej emisioneve ‘Shoë i së Premtes’,”- thuhet në reagim, pas sqaruar arsyen konkrete.

Ende nuk dihet nëse do të vazhdojë transmetimi i emisionit të këngëtares Ismaili me episode e tjera apo nëse ky bashkëpunim do të ndërpritet këtu.

Në një reagim të dytë, Ismaili tregon se episodin me teologun Gashi, të gjithë ndjekësit e saj, do të mund ta shohin në profilin e saj në Facebook. Në status, ajo përmend sfidat përballë shumë pengesave gjatë karrierës së saj dhe shton se nuk i frikësohet asgjëje.

“Miq të mi. Emisionin e plotë “Shoë i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër ketu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini”. Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër. Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen,”- shkruan ajo në reagimin e dytë.

Poll

MOS HUMB