
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja për Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik. Sanksionet u vendosën ndaj "udhëheqësit nacionalist pro-rus të serbëve të Bosnjës", si dhe ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me të.
Gorica dhe Igor Dodik, djali dhe vajza e presidentit të Republika Srpska, janë gjithashtu në listën e sanksioneve.
Përveç tyre, në listë janë edhe restoranti “Agape” në pronësi të Goricës dhe Ivana Dodikut, kompania “Agrovoće” e cila është e lidhur me Goricën, si dhe kompania “Fruit Eco” që lidhet me Igor Dodikun, si dhe kompania "Global Liberty" të cilat janë të lidhura me Igorin dhe Goricën.
SHBA vendosi sanksione kundër Dodikut më 5 janar 2022 , si dhe më 17 korrik 2017, për pengimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Dodik është gjithashtu nën sanksionet e Britanisë së Madhe.
Autoritetet amerikane vlerësojnë vetë kur figura me ndikim në një shtet janë përfshirë në afera korruptive, keqpërdorim të pozitës, trafikim droge, përfshirje në krim të organizuar; ndaj dhe vendosin sanksione ndaj tyre. Ata ndëshkohen fillimisht duke iu ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara; u ngrihen pronat që i kanë në Shtetet e Bashkuara, ose që janë në pronësi të shtetasve amerikanë, etj. Por, nuk përjashtohet mundësia se në rast 'reflektimi', të sanksionuarit edhe mund të hiqen nga lista. /Zëri.ai