Bota

“Ndërkombëtarët heshtin ndaj provokimeve të Prishtinës”/ Vuçiç: Do të luftojmë

Vuçiç shtoi se Prishtina nuk është e interesuar për dialog.

f.t
“Ndërkombëtarët heshtin ndaj provokimeve të
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha sot gjatë hapjes së stacionit hekurudhor Vrbas Novi se gjendja në Kosovë është e rëndë. Vuçiç gjithashtu u shpreh se është i shqetësuar sepse komuniteti ndërkombëtar hesht ndaj provokimeve të Prishtinës. Vuçiç shtoi se Prishtina nuk është e interesuar për dialog.

“Situata është e vështirë, por ne do të luftojmë. Ne nuk do të dorëzohemi. Është formuar një ekip mjekësh që do të vlerësojë ndikimin e minierave në shëndetin e njerëzve. Ka edhe akademikë. Qeveria eventuale apo potenciale e ardhshme demokratike në SHBA dëshiron të durojë dhe tolerojë këtë lloj sjelljeje për një kohë të gjatë”, ka theksuar ai, raportojnë mediat serbe.

Ndër të tjera ai tha se qëllimi i protestave kundër minierave të litiumit të mbajtura në të gjithë Serbinë është rrëzimi i tij dhe jo shqetësimi për shëndetin e njerëzve./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB