
SHBA- Ndërron jetë aktori Tyler Christopher, i njohur për rolet e tij në "General Hospital" dhe "Days of Our Lives". Aktori, 50 vjeç, vdiq nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego.
Në vitin 2008, Christopher u martua me gazetaren e ESPN, Brienne Pedigo, me të cilën kishte dy fëmijë. Sipas People, dyshja i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2021. Ai ishte martuar më parë me aktoren Eva Longoria nga viti 2002 deri në 2004. Christopher ishte më i njohur për rolin e tij duke luajtur personazhin e njohur Nikolas Cassadine në telenovelën e gjatë të ditës "General Hospital". Rolet i dhanë atij 4 nominime dhe 1 çmim Emmy.
Përtej karrierës të njohur si aktor, Christopher u përball me vështirësi të ndryshme në vitet e fundit të jetës së tij. Në vitin 2019, ai iu nënshtrua një operacioni kraniotomi pasi u rrëzua në banjën e tij në shtëpinë e tij dhe lëndoi kokën. Ndërsa në maj të këtij viti, aktori u arrestua në aeroportin Hollyëood-Burbank pasi ishte dehur në publik./Zëri.ai