
IRAN-Irani i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që ta detyrojë Izraelin të ndalojë sulmet ajrore, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij ishte në “rrugën drejt fitores”.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, shkroi në llogarinë e tij në X se “një telefonatë nga Presidenti amerikan Donald Trump mund t’i japë fund sulmeve të Izraelit ndaj Iranit”.
“Nëse Presidenti Trump është i sinqertë në lidhje me diplomacinë dhe i interesuar për të ndaluar këtë luftë, hapat e mëtejshëm janë të rëndësishëm. Izraeli duhet ta ndalë agresionin e tij dhe, në mungesë të një ndërprerjeje të plotë të agresionit ushtarak kundër nesh, përgjigjet tona do të vazhdojnë. Mjafton një telefonatë nga Uashingtoni për ta mbyllur gojën dikujt si Netanyahu. Kjo mund të hapë rrugën për një kthim në diplomaci.”-shkruan ministri.