Bota

Kalonin njerëz pa i kontrolluar, në këmbim të ryshfetit! Prokuroria Speciale aktakuzë ndaj 23 policëve në Morinë

Punonjësit e Policisë në këmbim të parave kanë lejuar hyrjen e personave në Kosovë, pa i verifikuar dhe kontrolluar.

k.m.
Kalonin njerëz pa i kontrolluar, në këmbim të ryshfetit!
Foto ilustruese

PRISHTINË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 23 efektivëve të Policisë së Kufirit të Mordinë. Kjo pasi akuzohen se kanë marrë ryshfet.

Sipas njoftimit të bërë publik nga Prokuroria Speciale, punonjësit e Policisë në këmbim të parave kanë lejuar hyrjen e personave në Kosovë, pa i verifikuar dhe kontrolluar. Megjithatë nuk janë bërë me dije emrat e personave që kanë hyrë pa u kontrolluar në territorin e vendit. 

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzet e tre (23) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë Morinë’’, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal dhe ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë’’ e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal. Prokuroria Speciale njofton se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë ryshfet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me rastin e kalimit në pikat kufitare ‘’Qafë Morinë’’, me ç ‘rast kanë lejuar hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe pa i kontrolluar nëse i plotësojnë kushtet ligjore për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi,”- bën me dije Prokuroria Speciale./ZËRI

Poll

MOS HUMB