Bota

Moldavia, shteti i parë që nënshkruan pakt të sigurisë dhe mbrojtjes me BE-në

Pakti i BE-së vjen pasi Franca nënshkroi marrëveshjen e saj dypalëshe të mbrojtjes me Moldavinë në fillim të këtij viti.

f.t
Moldavia, shteti i parë që nënshkruan pakt të sigurisë
Dorin Recean dhe Josep Borrell

MOLDAVI- Bashkimi Evropian nënshkroi të martën (21 maj) një pakt sigurie dhe mbrojtjeje me Moldavinë për të ndihmuar vendin properëndimor të rrisë aftësinë e tij për të trajtuar kërcënimet nga Rusia. Moldavia u bë shteti i parë që nënshkruan një pakt të tillë, shkruajnë mediat e huaja.

"Sot Moldavia është bërë vendi i parë që nënshkruan një partneritet sigurie dhe mbrojtjeje me Bashkimin Evropian. Të tjerët do të ndjekin në mënyrë që të krijojnë një rrjet miqsh që ndërton siguri dhe mbrojtje të fortë, e cila do të përfshijë një bashkëpunim më të ngushtë në fusha që variojnë nga siguria kibernetike deri te luftimi i kërcënimeve hibride," tha Josep Borrell.

Moldavia, që udhëhiqet nga presidentja properëndimore, Maia Sandu, ka shprehur dëshirën që të anëtarësohet në BE dhe në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s. Ky shtet po ashtu ka dënuar fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës. Rajoni Transdniestër në Moldavi, një rrip toke që banohet kryesisht nga rusishfolësit dhe gjendet në breg të lumit Dniestër, shpalli pavarësinë më 1990. Që atëherë, Moska ka stacionuar trupa në këtë rajon.

Pakti i BE-së vjen pasi Franca nënshkroi marrëveshjen e saj dypalëshe të mbrojtjes me Moldavinë në fillim të këtij viti. Përpjekjet për të forcuar sigurinë e Moldavisë pasojnë tensionet në rritje kohët e fundit midis Kishinau-t dhe separatistëve pro-rusë. Zyrtarët pro-rusë në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transnistria, i bënë thirrje Rusisë për "mbrojtje" në shkurt. Përpjekjet për të forcuar sigurinë e Moldavisë pasojnë tensionet në rritje kohët e fundit midis Kishinau-t dhe separatistëve pro-rusë. Zyrtarët pro-rusë në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transnistria, i bënë thirrje Rusisë për "mbrojtje" në shkurt./ZËRI

Poll

MOS HUMB