Bota

“Mohoj, mbroj dhe rrëzoj”, milioneri amerikan u godit me tre plumba, mesazhi që la autori

Autoritetet amerikane kanë publikuar fotot e një personi që dyshohet se kreu sulmin, por ende nuk kanë informacion rreth identitetit të tij.

I.F
“Mohoj, mbroj dhe rrëzoj”, milioneri amerikan u godit me tre
Autori dhe viktima Brian Thompson

NEW YORK- Autoritet amerikanë vijojnë kërkimet për të gjetur vrasësin e drejtorit ekzekutiv “United Health Care” Brian Thompson në Manhattan. Milioneri 50-vjeçar u qëllua nga një person i maskuar jashtë hotelit Hilton me 3 plumba dhe ndërroi jetë në spital. Autoritetet amerikane kanë publikuar fotot e një personi që dyshohet se kreu sulmin, por ende nuk kanë informacion rreth identitetit të tij.

Por, ajo çfarë e bën më misterioze vrasjen është mesazhi që autori kishte lënë në tre plumabt që i morën jetën milionerit, “deny” (mohoj), "defend," (mbroj) dhe "depose" (rrëzoj *përdoret në gjykatë ose gjatë një grushti shteti ku ka kuptimin *rrëzoj dëshminë* ose rrëzoj qeverinë). Sipas AP, këto fjalë mund të lidhen me ngërçin që ndodhi në vitin 2010 në SHBA-të në lidhje me kompanitë e sigurimeve shëndetësore, ku shumë qytetarë humbën të ardhurat e tyre dhe gjyqet e shumta ndaj kompanive. Kto tre terma iu referohen punonjësve të sigurimeve shëndetësore që vonojnë pagesën për pretendimet e kujdesit shëndetësor, mohojnë pretendimet e tyre në gjyq dhe mbrojnë veprimet e tyre, duke hedhur poshtë paditë.

Autoritetet besojnë se Thompson ishte objektivi i sulmit, i cili ndodhi gjatë konferencës vjetore të investitorëve të siguruesve të shëndetit në Nju Jork. Po ashtu ofrohet një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për këdo që ka informacion për vdekjen e Thompson. Ata kanë publikuar edhe dy foto nga kamera e sigurisë.

Kush ishte Brian Thompson?

Brian Thompson u bë CEO i UnitedHealthcare në vitin 2021, pasi kishte punuar më shumë se 20 vjet në një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në tregun amerikan. UnitedHealthcare është pjesë e Grupit UnitedHealth.

Kur ai mori detyrën, kompania mëmë, si dhe divizioni për të cilin punonte, ishin në telashe për shkak të hetimeve federale, edhe kur kishte përfitime. Departamenti është vënë nën kritika si nga ligjvënësit e Kongresit ashtu edhe nga rregullatorët federalë për mohimin rutinë të miratimit për procedurat dhe trajtimet e kujdesit shëndetësor.

Thompson drejtoi një divizion që punëson rreth 140,000 njerëz dhe ofron plane sigurimi për punëdhënësit, individët dhe njerëzit e regjistruar në planet qeveritare.

Përpara rolit të tij si CEO, Thompson ishte shef ekzekutiv i programeve qeveritare të UnitedHealthcare, të cilat përfshijnë Shëndetësi dhe Pension.

Ai punoi në UnitedHealth Group që nga viti 2004, duke marrë poste të rëndësishme me kalimin e kohës.  Përpara se t'i bashkohej UnitedHealth Group, Thompson ishte një kontabilist publik i certifikuar në PricewaterhouseCoopers LLP ndërsa ndoqi Universitetin e Iowa-s, ku ai u diplomua në kontabilitet në 1997. Kompania punëson të paktën 440,000 njerëz në mbarë botën dhe konsiderohet si kompania më e madhe private e sigurimeve në SHBA pasi ofron sigurime për mbi 48 milionë njerëz në vend. Në vitin 2023 kompania kishte të ardhura prej 372 miliardë dollarësh. /ZËRI

Poll

MOS HUMB