Bota

Modelja e “Victoria’s Secret” rrëmbehet në Brazil së bashku me familjen e saj

Modelja braziliane edhe pse jeton në SHBA, gjithmonë ka qenë e kërcënuar për shkak të profesionit të saj.

I.F
Modelja e “Victoria’s Secret” rrëmbehet në Brazil
Luciana Curtis

SAO PAOLO- Modelja e Victoria’s Secret, Luciana Curtis u rrëmbye së bashku me familjen e saj nga bandat braziliane teksa ndodhej në një darkë. Curtis, u rrëmbye sapo dolën nga restoranti së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël. Teksa po ecnin një makinë i rrëmbeu ata dhe nën kërcënimin e armëve i mbajtën në një kasolle. Modelja braziliane edhe pse jeton në SHBA, gjithmonë ka qenë e kërcënuar për shkak të profesionit të saj.

Siç shkruan gazeta gjermane Bild, Curtis është braziliane edhe pse prej shumë vitesh jeton në Nju Jork me bashkëshortin e saj, fotografin Henrique Gendre dhe dy fëmijët e tyre. Ajo ka pozuar për shtëpitë e famshme të modës si “Victoria's Secret” por edhe dyqanet e mallrave “H&M” dhe “Harrods”.

Pasditen e së mërkurës ajo bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj po shëtisnin në Alto da Lapa në Sao Paulo kur ata u rrëmbyen papritur nga një bandë në një lagje të varfër braziliane.

Bandat e futën familjen në një makinë nën kërcënimin e armëve dhe i çuan në një zonë në Brasilia, 10 milje larg. Siç raporton botimi gjerman, lagjet e varfra në Brazil kontrollohen nga bandat dhe varfëria dhe droga janë të përhapura në një vend ku mbretëron "ligji i rrugës".

Curtis dhe familja e saj u mbajtën robër gjatë natës në një kasolle dhe anëtarët e bandës shantazhuan çiftin duke kërkuar një shpërblim për lirimin e tyre. Familja e brazilianes ka transferuar shumën prej 31 mijë eurosh te rrëmbyesit për t’i liruar. Pasi familja e saj, pagoi paratë, ata u lanë të lirë dhe më pas u larguan. Autoritetet braziliane dhe amerikane kanë nisur një hetim rreth ngjarjes dhe kapjes së autorëve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB