Bota

Misteri i vetëvrasjes së gjyqtares ruse...fati i njëjtë me viktimat e një skeme mashtrimi

Mediat lokale raportojnë se ajo kishte humbur shuma të mëdha parash nga një mashtrim telefonik.

k.m.
Misteri i vetëvrasjes së gjyqtares ruse...fati i njëjtë me
Natalya Larina

RUSI- Autoritetet ruse po hetojnë rrethanat e vdekjes së gjyqtares Natalya Larina, e cila u gjet pa jetë poshtë pallatit të saj. Larina, e cila ishte 50 vjeçe, njihej për dënimet që kishte dhënë gjatë karrierës së saj ndaj kundërshtarëve të presidentit Vladimir Putin. Mediat lokale raportojnë se ajo kishte humbur shuma të mëdha parash nga një mashtrim telefonik.

Para vdekjes së saj, thanë të njëjtat burime, ajo kishte denoncuar se ishte mashtruar dhe po ashtu,  po kërcënohej nga njerëz që donin t'i dërgonin para për të ndihmuar Ukrainën. Për këtë arsye ajo ka transferuar paratë e saj, rreth 1 milion rubla (10300 euro) në një llogari tjetër, duke rënë viktimë e mashtrimit. Ndaj edhe ka dyshime se ajo ka vrarë veten duke u hedhur nga dritarja, pasi ka lënë pas një shënim.

Zyrtarisht, megjithatë, ky informacion nuk konfirmohet. Ky lloj mashtrimi në rrjet ka shkaktuar disa dhjetra viktima muajit e fundit në Rusi dhe të gjithë kanë një të përbashkët: mënyrën e vdekjes.

Të gjithë, hidhen nga një lartësi e madhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB