Bota

Miratohet monedha e arit 24 karat me fytyrën e Trump, del në 4 korrik për 250-vjetorin e SHBA-së

Në monedhë, Trumpi shihet duke qëndruar në këmbë pas një tavoline, me grushtet e mbështetur në sipërfaqen e saj.

I.F
Miratohet monedha e arit 24 karat me fytyrën e Trump, del në 4 korrik
Donald Trump

WASHINGTON- Komisioni federal i Arteve në Shtetet e Bashkuara ka dhënë leje për prodhimin e një monedhe ari me imazhin e presidentit Donald Trump.

Monedha prej ari 24 karat do të jetë pjesë e një serie monedhash që Monedha e SHBA-së do të lëshojë për të festuar 250-vjetorin e Amerikës këtë vit. Në monedhë, Trumpi shihet duke qëndruar në këmbë pas një tavoline, me grushtet e mbështetur në sipërfaqen e saj.

Pas një prezantimi nga US Mint, agjencia qeveritare e Shteteve të Bashkuara që është përgjegjëse për prodhimin e monedhave amerikane, Komisioni i Arteve të Bukura votoi njëzëri për miratimin e dizajnit të monedhës, pavarësisht pikëpyetjeve që rrethojnë ligjshmërinë e tij. Ligji federal nuk e lejon që në monedhat amerikane te shfaqet një president i gjallë.

Pavarësisht kësaj megjithatë, monedha po përgatitet në përputhje me autoritetin e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, për të miratuar lëshimin e monedhave përkujtimore të arit. Bessent pritet të urdhërojë prerjen e monedhës pasi US Mint të aprovojë përmasën përfundimtare të saj. Nënkryetari i komisionit, James Mçrery, tha se sugjerimet kanë qenë që monedha të bëhet sa më e madhe që të jetë e mundur, me një diametër deri në 7.6 centimetra. Deri tani, Calvin Coolidge ka qenë presidenti i vetëm amerikan i paraqitur në një monedhë përsa kohë ishte ende gjallë./ZËRI

Poll

MOS HUMB