Bota

Ministri i Jashtëm Izraelit sulmon Erdoganin: Ai guxon të flasë...

Gideon Saar nuk i la pa përgjigje deklaratat e presidentit turk kundër Benjamin Netanyahut, të cilin e krahasoi me Adolf Hitlerin.

k.m.
Ministri i Jashtëm Izraelit sulmon Erdoganin: Ai guxon të
Rexhep Tajip Erdogan

TEL AVIV- Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar ka “sulmuar” presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas deklaratave të fundit të presidentit turk në të cilat ai e krahasoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun me Adolf Hitlerin. Saar shkroi në X se Erdogan nuk mund t’u predikojë të tjerëve kur ai pushton ilegalisht pjesën veriore të Qipros dhe flet për të drejtën ndërkombëtare.

“Sulltani, në një tjetër fjalim nxitës, vazhdon të flasë kundër Izraelit dhe Kryeministrit (Netanyahu). Erdogan, i cili mban rekordin e shtypjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve të tij, si dhe shtypjes së opozitës në vendin e tij, guxon të predikojë të tjerët. Është ironike që dikush që nuk i fsheh ambiciet e tij imperialiste, ai që pushtoi Sirinë veriore dhe pushtoi ilegalisht Qipron veriore, tani pretendon se flet në emër të moralit dhe të drejtës ndërkombëtare. Pak vetëdije mund të jetë e dobishme,”- deklaroi fillimisht Ministri i Jashtëm izraelit në postimin e tij.

Erdogan, në komunikimin e tij me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën Izrael-Iran, tha se Benjamin Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit. Ndër të tjera, presidenti turk i tha udhëheqësit të Katarit se konflikti Izrael-Iran nuk duhet ta eklipsojë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza./ZËRI

Poll

MOS HUMB