Bota

Ministri i Jashtëm izraelit akuza Guterres: S'e meriton të jesh shefi i OKB-së

Sipas tij Guterrres nuk është i aftë ta mbajë postin e tij dhe se nuk ka bërë sa duhet për të dënuar militantët e Hamasit.

E.K
Ministri i Jashtëm izraelit akuza Guterres: S'e meriton të jesh
Eli Cohe dhe Antonio Guterres

IZRAEL- “Nuk meriton të jetë në krye të OKB-së”, kjo ishte deklarata e fortë e bërë këtë të martë nga ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Cohe për shefin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. Sipas tij Guterrres nuk është i aftë ta mbajë postin e tij dhe se nuk ka bërë sa duhet për të dënuar militantët e Hamasit.

Deklaratën Cohe e bëri gjatë një konference për mediat. Cohe nuk është i vetmi që kritikon Guterres që pas shpërthimit të luftës mes Hamasit dhe Izraelit më 7 nëntor. Së fundmi zyrtarë të lartë izraelit kanë kritikuar mënyrën se si Guterres dhe OKB po trajtojnë luftën dhe qasjen e Izraelit.

“Guterres nuk e meriton të jetë shef i Kombeve të Bashkuara. Mendoj se Guterres, sikurse të gjitha kombet e lira duhet të thotë qartazi dhe me zë të lartë: Lirojeni Gazën nga Hamasi. Të gjithë thanë se Hamasi është më i keq se ISIS-i. Pse nuk mund ta thotë ai”, tha Cohe.

Disa javë më parë kreu i OKB-së Antonio Guterres tha se për shkak të sulmeve të Izraelit janë vrarë me mijëra të pafajshëm në Gaza. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje vazhdimisht për ndalimin e luftës dhe gjetjes së një zgjidhjeje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB