
ZVICËR- Një mënyrë origjinale dhe mizore proteste u zhvillua nga fermerët në Zvicër, të cilët hodhën delet e vrarë nga ujqërit para një ndërtese të qeverisë, si mesazh për të kërkuar më shumë masa kundër kafshëve të egra. Një grup blegtorësh erdhën nga rajoni Saint-Barthélemy në kantonin perëndimor të Zvicrës, Beau, duke lënë aty 12 dele të ngordhura.

Delet u vranë vetëm një natë më parë.
“Bashkëjetesa me ujqit nuk është e mundur, zona jonë është shumë e vogël,”- tha një fermer.
Protesta u mbështet nga dega rajonale e Partisë Popullore Zviceriane të krahut të djathtë populiste, më e madhja në vend. Në dekadat e fundit, popullsia e ujqërve është rritur me shpejtësi në Zvicër dhe vende të tjera evropiane. Vlerësohet se në Zvicër jetojnë 32 tufa ujqërsh me gjithsej rreth 300 kafshë.
Vitin e kaluar, autoritetet zvicerane lehtësuan rregullat për gjuetinë e ujqërve, por vendimi u anulua në gjykata./ZËRI