
IZRAEL- Pronari i platformës X (ish-Twitter), Elon Musk, do të vizitojë sot (27 Nëntor) Jerusalin. Musk i akuzuar nga grupet e të drejtave civile për përforcim të urrejtjes anti-hebreje në platformën e tij të mediave sociale, do të takohet me presidentin izraelit, Isaac Herzog.
Presidenti Herzog konfirmoi takimin dhe dhe synon t’i theksojë Musk nevojën për të luftuar antisemitizmin në rritje në internet. Në takim do të jenë të pranishëm edhe të afërm të pengjeve të mbajtura në Gaza.
Javën e kaluar miliarderi amerikan u akuzua se kishte "promovuar në mënyrë të neveritshme urrejtje antisemite dhe raciste" në një nga postimet e tij në mediat sociale. Shtypi izraelit raportoi se Musk mund të takohej edhe me Netanyahun gjatë qëndrimit të tij në Jerusalem, por lajmi nuk u konfirmua nga zyrat e kryeministrit izraelit.