
STAMBOLL - Një sulm i armatosur ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kishën katolike të Santa Maria në Stamboll, gjatë shërbesës.
Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve DHA, një person ka humbur jetën.
#SONDAKİKA
— Conflict (@ConflictTR) January 28, 2024
???? İstanbul Sarıyer'deki Santa Maria Kilisesi'ne silahlı saldırı düzenlendi.
▪️Bir kişi hayatını kaybetti. pic.twitter.com/mlugLt0G4b
Konkretisht, dy persona të veshur me maska hynë në kishën katolike të Santa Maria, në lagjen Sariyer të Stambollit dhe hapën zjarr ndaj njerëzve brenda kishës.
Santa Maria Kilisesi’ne yapılan saldırılar sonrası ilk görüntüler.
— ???? Muhbir (@ajans_muhbir) January 28, 2024
pic.twitter.com/SpYxDSKDEe
Një person ka humbur jetën nga të shtënat. Sipas hetimeve të para, dy personat e armatosur hynë duke qëlluar në ajër, por burri, i cili besohet të jetë një i pastrehë që shpesh gjen strehim në kishë, u ngrit në këmbë duke iu bërtitur sulmuesve. Në këtë moment ata qëlluan me armë drejt tij.
Kilisedeki saldırı anı kamerada❗️
— EHA MEDYA (@eha_medya) January 28, 2024
▪️İstanbul Sarıyer’deki Santa Maria Kilisesi'ne pazar ayini sırasında yapılan silahlı saldırı anının görüntüleri ortaya çıktı.
▪️Saldırıda 1 kişi hayatını kaybetti.pic.twitter.com/DCB5T2IGEG
Në rrjetet sociale, është publikuar edhe momenti, kur në drejtim të besimtarëve qëllohet me armë zjarri. Dy personat e maskuar dhe me armë në duar hyjnë në kishë dhe qëllojnë me breshëri automatike. Besimtarët të tmerruar përpiqen të largohen sa më parë.
Papa Francesku për sulmin me armë në Stamboll: Jemi me komunitetin e Kishës Santa Maria Draperis
Papa Francesku ka reaguar, për sulmin që u zhvillua gjatë ditës së sotme në një kishë në Stamboll, ku humbi jetën një person. Papa tha se qëndron pranë komunitetit të kishës italiane në kryeqytetin turk. “Jam në anën e komunitetit të Kishës Santa Maria Draperis të Stambollit, e cila gjatë liturgjisë, iu nënshtrua një sulmi me armë me një të vdekur dhe shumë persona të plagosur”, tha Papa pas përfundimit të lutjes në Sheshin e Pjetrit në Vatikan. Ngjarja u shënua sot, ndërsa autoritetet po hetojnë krimin e rëndë./ZËRI/