
Anija e mbytur
PALERMO- Tragjedi në Palermo! Një anije me turistë u mbyt në brigjet italiane, ku në bord ishin 22 persona. Autoritetet shpëtuan 15 prej tyre, por 7 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Sipas policisë italiane, për shkak të motit të keq dhe erës së fortë në det, anija u mbyt nga dallgët e mëdha. Anija mbante flamurin anglez dhe në bord ishin kryesisht turistë nga Britania e Madhe, Zelanda e Re dhe Sri Lanka.
Në terren po operojnë 188 forca të emergjencës civile. Në mesin e të shpëtuarve është edhe një foshnjë 1 vjeçe, e cila u transportua në spitalin e Palermos. Autoritetet janë ende në kërkim të të zhdukurve. /ZËRI
Poll