Bota

Mbyllja e Hormuzit, reagojnë Irani dhe SHBA, Trump: Nuk do lejojmë të na shantazhojnë me Ngushticën

Trump u shpreh para gazetarëve se Irani po sillet “paksa me hile, siç ka bërë prej 47 vitesh”.

l.k
Mbyllja e Hormuzit, reagojnë Irani dhe SHBA, Trump: Nuk do lejojmë
Mohammad Bagher Ghalibaf dhe Donald Trump

IRAN- Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, u shpreh se negociatat me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit mbeten ende “larg një marrëveshjeje përfundimtare”, edhe pse sipas tij është bërë një përparim i vogël.

Ghalibaf, i cili është gjithashtu pjesë e ekipit negociator iranian, zhvilloi javën e kaluar bisedime në Pakistan me përfaqësues amerikanë, mes tyre edhe zëvendëspresidentin JD Vance. Deri tani nuk është bërë e ditur asnjë datë për raundin e radhës të negociatave.

Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi nga Zyra Ovale se po zhvillohen “bisedime shumë të mira” me Iranin. Ai theksoi se nuk do të lejojë që Teherani të “shantazhojë” SHBA-në në lidhje me Ngushticën e Hormuzit. Trump u shpreh para gazetarëve se Irani po sillet “paksa me hile, siç ka bërë prej 47 vitesh”.

Ai kujtoi gjithashtu se SHBA do të vazhdojë bllokadën ndaj porteve iraniane derisa “marrëveshja jonë me Iranin të jetë 100% e përfunduar”./ZËRI

Poll

MOS HUMB