Bota

Mbi 10 mijë njerëz në godinë, situata në Al Quds jashtë kontrollit

Mbi 10 mijë njerëz po strehohen në një godinë. Ndërsa, në të ka shumë pacientë, që nuk mund të transportohen dot.

D.XH

Mbi 10 mijë njerëz në godinë, situata në Al Quds

GAZA – Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka njoftuar se situata në spitalin Al-Quds është në një situatë tepër kritike dhe jashtë kontrollit.

Autoritetet thanë se spitali është mbushur me pacientë, të plagosur dhe më tepër se 10 mijë njerëz.

Këta të fundit kërkonin strehë, sepse nuk kishin se ku të qëndrojnë, në këtë kohë bombardimesh.

Njerëzit janë duke jetuar nëpër korridore, nëpër shkallë, brenda dhe jashtë godinës. Situata ka degraduar jashtë kontrollit. Foshnjat në inkubatorë kanë nevojë për oksigjen”, tha Kryqi i Kuq.

Organizatat ndërkombëtare shprehen se pacientët, foshnjat në inkubatorë nuk mund të transportohen dot diku tjetër, pasi kjo nuk është e mundur./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB