Bota

Mashtroi me fondet për bujqësinë/ BE-ja gjobit Greqinë me 400 milionë euro

Brukseli i ka urdhëruar Athinës të paguajë 392.2 milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të dështimeve sistemike në menaxhimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023.

k.m.
Mashtroi me fondet për bujqësinë/ BE-ja gjobit Greqinë me
Foto ilustruese

ATHINË- Komisioni Evropian e ka gjobitur Greqinë me një shumë prej gati 400 milionë eurosh për keqmenaxhim të fondeve bujqësore të BE-së dhe kontrolle të pamjaftueshme. Brukseli i ka urdhëruar Athinës të paguajë 392.2 milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të dështimeve sistemike në menaxhimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023.

Sipas "Politico", agjencia greke përgjegjëse për mbikëqyrjen e pagesave bujqësore të BE-së akuzohet gjithashtu se ka kryer pagesa pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në vend. Gjoba vjen pas një skandali gjigant grek të mashtrimit në bujqësi, e cila  po hetohet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian. EPPO po ndjek dhjetëra raste në të cilat qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së për kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, ose për punë bujqësore që nuk e kanë bërë kurrë, duke i privuar fermerët e vërtetë nga paratë që ishin destinuar për ta.

Muajin e kaluar, qeveria greke njoftoi se do të mbyllte OPEKEPE-n, agjencinë shtetërore që merret me subvencionet, duke nisur një hetim edhe për stafin. 

Greqia pritej të merrte rreth 1.9 miliardë euro në pagesa direkte nga BE vitin e ardhshëm, por rreth një e katërta e kësaj shume tani do të shkurtohet, për shkak të gjobës./ZËRI

Poll

MOS HUMB