Bota

MASAKRA me 6 të vrarë në Otava/ Arrestohet një 19-vjeçar, familja i organizoi festë për ditëlindje

Në një deklaratë për mediat shefi i policisë, e përshkroi ngjarjen si një nga më të rëndat që janë shënuar në Otava. 

a.l
MASAKRA me 6 të vrarë në Otava/ Arrestohet një
Pamje nga vendi i ngjarjes

KANADA-  Detaje tronditëse janë zbardhur për vrasjen e 6 anëtarëve të një familjeje nga Sri Lanka në Kanada. Sipas mediave të huaja, autor i dyshuar i ngjarjes është një 19-vjeçar i identifikuar me ermin Febrio de Zoysa. Pak ditë para sulmit familjarët e tij i kanë organizuar një festë për ditëlindje, por nuk dihen edne arsyet që çuan adoleshentin në këtë vepër makabër. 

Sipas autoriteteve, 4 ditë më parë, ai dyshohet se vrau gjithë anëtarët e familjes me një thikë, mes tyre dhe 4 fëmijë e një foshnje. Policia thotë se gjashtë viktimat ishin të sapoardhur në Kanada dhe foshnja ishte vetëm 3 muajshe. Në një deklaratë për mediat shefi i policisë, e përshkroi ngjarjen si një nga më të rëndat që janë shënuar në Otava. 

"Ky ishte një akt i pakuptimtë dhune i kryer mbi njerëz thjesht të pafajshëm," tha shefi i policisë së Otavës të enjten.

Pasditen e djeshme, Zoysa u pa në gjykatë dhe shqiptoi vetëm emrin dhe datëlindjen para se të ulej. Ai është urdhëruar të mos kontaktojë me pesë persona. 19-vjeçari do të përballet me akuzën për vrasje të shkallës së parë dhe për tentativë vrasje. 

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:52 me orën lokale në perfieri të Otavës në vendin e quajtur Barrhaven. 6 anëtarët e familjes janë gjetur të vrarë në banesën e tyre, të identifikuar si: Darshani Banbaranayake Gama Walwwe Darshani Dilanthika Ekanyake dhe katër fëmijët e saj: Inuka Wickramasinghe shtatë-vjeçare, Ashwini Wickramasinghe katër-vjeçare, Rinyana Wickramasinghe dy-vjeçare dhe dy-mujore- plaka Kelly Wickramasinghe.
/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB