Bota

Masakra me 12 të vrarë në Malin e Zi, Policia pranon dështimin: Në qytet ishin vetëm 9 oficerë

Policia e vendit ka pranuar se ka dështuar në lidhje me sigurinë e banorëve, ku mësohet se në momentin kur u raportua për të shtëna dhe të plagosur në një lokal në Cetinje në qytet nuk kishte më shumë se nëntë efektivë. 

F.I
Masakra me 12 të vrarë në Malin e Zi, Policia pranon
PAMJE NGA VENDNGJARJA

MALI I ZI-Mali i Zi e nis me tre ditë zie vitin 2025 pas ngjarjes tragjike të ndodhur në 1 janar në Cetinjë, ku 12 persona u vranë mes tyre 2 fëmijë dhe 4 të tjerë u plagosën. Policia e vendit ka pranuar se ka dështuar në lidhje me sigurinë e banorëve, ku mësohet se në momentin kur u raportua për të shtëna dhe të plagosur në një lokal në Cetinje në qytet nuk kishte më shumë se nëntë efektivë. 

Sipas Policisë një njoftim i gabuar në sallën operative i ka mundësuar vrasësit të kryejë 12 vrasjet brenda gjysmë ore. Policia pranon se nuk është bërë mjaftueshëm për rregulloret, procedurat, pajisjen dhe personelin e policisë me një numër të mjaftueshëm të oficerëve të krimit në Medovinë, shkruan Vijesti.

Kur u raportua në polici  të mërkurën e 1 janarit në orën 17:26 se ka pasur të shtëna në një tavernë në Cetinje dhe se ka disa të plagosur, tre patrulla policore, një inspektor operativ, një oficer në shërbimin dhe një burrë në detyrë janë vendosur në qytet, ka thënë drejtuesi i policisë Lazar Shçepanoviç. Ngjarja ishte e vështirë të zbardhej nga policia pasi kronologjikisht krimet e kryera nga Aco Martinoviç, u kryen në vende të ndryshme dhe brenda 35 minutash. Nga sulmi i armatosur i tij, mbetën 12 të vdekur dhe 4 të plagosur.

Martinoviçi e filloi krimin në një restorant në Velestovë afër Qendrës Sportive. Pas një incidenti mes tij dhe një personi tjetër, ai shkoi në shtëpi për të marrë një armë, u kthye në lokal dhe aty vrau katër persona. Më pas, shkoi dhe në tre vende të tjera duke shtuar numrin e viktimave të tij. Për Policinë e Malit të Zi, motivi është ende i paqartë. 45-vjeçari më pas qëlloi veten me armë zjarri pasi ishte i rrethuar nga Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB