
KROACI- Një krim makabër ka tronditur këtë të premte Kroacinë, ku një burrë ka vrarë nënën e tij, gruan e më pas është vetëvrarë. Siç raportojnë mediat e huaja, fillimisht autori ka vrarë nënën e tij brenda në banesë. Ndërkohë po brenda shtëpisë ka dashur të vrasë dhe bashkëshorten e tij, por kjo e fundit për një moment ia ka dalë të largohet.
Sipas dëshmitarëve, burri e ka ndjekur gruan nga pas me pushkë në dorë, deri në një dyqan ku ajo është futur për të kërkuar ndihmë. Por më kot, pasi është ekzekutuar. Më pas autori është rikthyer në banesë ku është kyçur në një nga dhomat. Pasi ka qëndruar për disa minuta është vetëvrarë. Policia ka nisur hetimet.
“Një çmenduri e plotë. Ishte me të brendshme, me pushkë në dorë, burri hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po vraponte në panik dhe po kërkonte ndihmë”, tha një dëshmitar./ZËRI