Bota

Marrëveshja e armëpushimit afër? Hamasi e mohon

Zëdhënësi i Hamasit në Liban Dr Ahmad Abdulhadi tha se kjo “nuk ishte e vërtetë”.

F.I
Marrëveshja e armëpushimit afër? Hamasi e mohon
FOTO ILUSTRUESE

IZRAEL- Pasi presidenti amerikan Joe Biden u shpreh optimist për një armëpushim të afërt mes Izraelit dhe Hamasit, një zëdhënës i grupit militant nuk u shpreh njësoj. Ai tha se deklarata e Bidenit është vetëm një përpjekje për të mbajtur të qetë fuqitë armiqësore dhe se nuk ka pasur “asnjë përmirësim”. Zëdhënësi i Hamasit në Liban Dr Ahmad Abdulhadi tha se kjo “nuk ishte e vërtetë”, shkruan skynews.

"Administrata Biden po përpiqet të tregojë se mjedisi është pozitiv. Por raundi i parë tregoi se nuk ka përmirësime. Ndërmjetësuesit na thanë se pikat e mosmarrëveshjeve nuk janë zgjidhur dhe [Kryeministri izraelit Benjamin] Netanyahu shtoi më shumë kushte për të dhe e bëri atë edhe më të komplikuar”,-tha zëdhënësi.

Ai tha se pretendimet e Bidenit ishin vetëm për të “mbajtur gjithçka pozitive në media” dhe “të mbajë të qetë Boshtin e Rezistencës dhe ta ndalojë atë të përgjigjet ndaj vrasjes dhe të mos rrëshqasë në një luftë rajonale”. 

Joe Biden thotë në deklaratën e tij se Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të shkojë në Lindjen e Mesme për të theksuar se “me marrëveshjen e afërt për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, askush në rajon nuk duhet me veprimet e tij të minojë këtë proces”.

Presidenti amerikan nuk e kishte fshehur shqetësimin e tij për sulmin e 31 korrikut në Teheran që i atribuohet Izraelit në të cilin mbeti i vrarë Haniya, lideri politik të Hamasit. SHBA ka paralajmëruar gjithashtu Iranin që të mos ndjekë kërcënimet për hakmarrje, të cilat kanë ngritur shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme./ZËRI

Poll

MOS HUMB