
KINË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha të dielën se është “thellësisht e shqetësuar” për përshkallëzimin aktual të tensioneve dhe dhunës.
“U bëjmë thirrje palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë, të ushtrojnë përmbajtje dhe të përfundojnë menjëherë armiqësitë për të mbrojtur civilët dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës”, tha zëdhënësi i MPJ-së.
“Rruga themelore për të dalë nga konflikti qëndron në zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës”, tha zëdhënësi i ministrisë.
Ministria i kërkoi komunitetit ndërkombëtar “të veprojë me urgjencë më të madhe, të rrisë kontributin në çështjen e Palestinës, të lehtësojë rifillimin e hershëm të bisedimeve të paqes midis Palestinës dhe Izraelit dhe të gjejë një mënyrë për të sjellë paqe të qëndrueshme”.
Zëdhënësi shtoi se Kina "do të vazhdojë të punojë pa pushim me komunitetin ndërkombëtar për këtë qëllim".
Sa i takon situatës mëngjesin e kësaj të diele, Izraeli pretendon se ka fituar terren në Rripin e Gazës, megjithatë Hamas pretendon se luftimet janë duke zhvilluar në mënyrë të ashpër dhe se ata nuk do të tërhiqen.
-
Izraeli mes dy zjarreve, hyn në lojë dhe grupi i Hesbollahut
8 Tetor, 08:14
Në lidhje me numrin e personave që dyshohet se janë marrë peng nga militantët e Hamas, ai llogaritet të jetë rreth 100, sipas ambasadës së Izraelit në SHBA.
Kjo përfshin si civilët ashtu edhe ushtarët. Në një postim në X, ambasada thotë gjithashtu se më shumë se 300 izraelitë janë vrarë dhe mbi 1,800 janë plagosur./Zëri.ai