
GAZA- Matan Meir, anëtar i produksionit të serialit Netflix, "Fauda" u vra në Gaza. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Forcat e Armatosura izraelite. Ndërkohë, kasti i Faudës shprehu pikëllimin e thellë për vdekjen e Meir, duke postuar në llogarinë zyrtare të emisionit.
“Ne jemi të shkatërruar sepse duhet të ndajmë lajmin se një nga anëtarët e familjes sonë Fauda, Matan Meir, është vrarë në luftime në Gaza. Matan ishte një anëtar integral i ekuipazhit. Kasti dhe ekipi janë të shkatërruar nga kjo humbje tragjike. Ngushëllimet tona familjes së Matanit dhe shpirti i tij u preftë në paqe,”- thuhet në llogarinë e serialit televiziv Netflix Fauda në një postim në X.
Seriali Fauda
Fauda është një serial televiziv izraelit i krijuar nga Lior Raz dhe Avi Issacharoff bazuar në përvojat e tyre në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Seriali u shfaq premierë më 15 shkurt 2015. Ai tregon historinë e Doron, një komandant i njësisë Mista'arvim dhe ekipit të tij. Sezoni i parë u filmua në Kafr Qasim gjatë Luftës së Gazës 2014. Ai u shfaq premierë më 15 shkurt 2015. Sezoni i dytë u shfaq premierë më 31 dhjetor 2017. Sezoni i tretë është vendosur në Rripin e Gazës dhe është transmetuar në vitin 2019 dhe 2020./Zëri.ai