
IZRAEL- Me Izraelin që përgatitet për sulmin tokësor në Gaza dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu që dërgon mesazhe kërcënuese njëri pas tjetrit për Hamasin, të gjithë po pyesin se çfarë do të ndodhë me fëmijët dhe njerëzit që kërkojnë një mënyrë për të shpëtuar veten.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, numri i fëmijëve të vdekur dhe jetimë në Rripin e Gazës po rritet në mënyrë dramatike. Fëmijë që humbën familjet e tyre nga bombardimet izraelite, të cilët u plagosën dhe po trajtohen në spitalet e mbipopulluara të Gazës.
Një foshnje, i plagosur, me fasha që mbulonin kokën, gjeti strehim në krahët e një të huaji pasi të dy prindërit e tij u vranë gjatë një prej dhjetëra bombardimeve izraelite.
VIDEOJA:
View this post on Instagram
A nuk lodhesh që e mban në krahë?
-Çfarë të bëj, ku ta çoj? Ai është djali ynë tani!
Fëmija paska mbijetuar, a i ka prindërit gjallë?
-Jo, zoti pastë mëshirë për ta. Ata u vranë
Ai është i vetmi i mbijetuar. Si e ka emrin?
-Hamza Malakeh.
Ky dialog i veçantë u zhvillua në një nga spitalet në Gaza mes videografes dhe një burri që mbante për orë të tëra një foshnjë, e cila humbi prindërit e tij në luftën në Lindjen e Mesme./Zëri.ai