Bota

Lufta me Ukrainën/ Negociata HISTORIKE në Riad! 5 orë takim SHBA-Rusi, pritet përballje Trump-Putin

Në takimin që ka zgjatur disa orë, pala ruse u përfaqësua nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe ndihmësi i kreut të shtetit, Yuri Ushakov.

k.m.
Lufta me Ukrainën/ Negociata HISTORIKE në Riad! 5 orë takim
Pamje nga takimi

RIAD- Në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ka nisur takimi i parë mes zyrtarëve rusë dhe përfaqësuesve të administratës së re amerikane për luftën në Ukrainë. Në takimin që ka zgjatur disa orë, pala ruse u përfaqësua nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe ndihmësi i kreut të shtetit, Yuri Ushakov. Nga ana e delegacionit amerikan ishin sekretari i Shtetit, Marco Rubio; ndihmësi i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, Michael Walz, dhe i dërguari special i liderit amerikan për Lindjen e Mesme, Stephen Witkoff.

Pamje nga takimi: 

Lufta me Ukrainën/ Negociata HISTORIKE në Riad! 5 orë takim

Lufta me Ukrainën/ Negociata HISTORIKE në Riad! 5 orë takim

Zelenskyy gjithashtu konfirmoi se Kievi nuk ishte ftuar për të marrë pjesë në negociata. Për shkak se nuk ishte i ftuar në takim, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe bashkëshortja e tij Olena po zhvillojnë një takim zyrtar në Turqi, ku do të takohen me presidentin Rexhep Tajip Erdogan në kompleksin presidencial në Ankara.

Pas takimit ka pasur një deklaratë të parë nga Ministria e Jashtme ruse. Moska sheh një përpjekje serioze nga administrata amerikane për të zgjidhur një sërë çështjesh, duke monitoruar me kujdes deklaratat e saj për çështjet e Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të bisedojë edhe me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy "nëse është e nevojshme".

"Vetë Putin tha se do të ishte i gatshëm të negocionte me Zelenskyy-n nëse është e nevojshme, por nevojitet një diskutim mbi bazën ligjore të marrëveshjes, duke pasur parasysh realitetin se legjitimiteti i Zelenskyy mund të vihet në pikëpyetje,"- u tha ai gazetarëve.

Një reagim erdhi edhe nga Kina. Pekini zyrtar tha se shpresonte që të gjitha palët të merrnin pjesë në negociata, por kërkoi një kohë të përshtatshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun u tha gazetarëve se ai ishte "i lumtur" kur shihte se përpjekjet ishin të drejtuara drejt paqes. 

Ndërsa i dërguari i Trump për paqen në Evropë, gjenerali Keith Kellogg po zhvillon takime në Europë. Ndërsa negociatat mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë vazhdojnë në Arabinë Saudite, i dërguari special i Donald Trump për Ukrainën, Kellogg është pritur nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndalesa e radhës është Polonia, ku do të pritet nga presidenti Andrzej Duda në Pallatin Presidencial në Varshavë.

Pas kësaj, Kellogg udhëton për në Kiev. Dje, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se donte ta merrte Kellogg në vijën e frontit.

Takim Trump-Putin javën e ardhshme?

Bisedimet Rusi-SHBA mund të hapin rrugën për një takim midis Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite./ZËRI

Poll

MOS HUMB