Bota

Lufta/ Katari: Bisedimet për pengjet pozitive, s’ka marrëveshje të afërt

Kryeministri i Katarit ka takuar krerët e agjencive të kundërzbulimit të Izraelit dhe SHBA-ve në Poloni, ku u fol për luftën në Gaza.

D.XH
Lufta/ Katari: Bisedimet për pengjet pozitive, s’ka marrëveshje
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Than

DUBAI - Një takim mes kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Than dhe krerëve të agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së të hënën, mbi hapat për lirimin e pengjeve të tjera të mbajtura nga Hamasi, ishte pozitiv. Mirëpo nuk ka lajme për një marrëveshje të afërt mes palëve të përfshira në konflikt.

Liderët u takuan në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë për të diskutuar një marrëveshje të re të mundshme, me qëllim për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza, në këmbim të një lirimi të mundshëm të palestinezëve në burgjet izraelite dhe pasjes së një pauze humanitare në luftën e Gazës.

"Bisedimet ishin pozitive me negociatorët që diskutuan propozime të ndryshme, në përpjekje për të përparuar në negociata", tha burimi për Reuters. "Megjithatë, një marrëveshje e afërt nuk është e mundshme”, shtoi ky burim.

Në një deklaratë të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai kishte dërguar dy herë kreun e Mossad në Evropë për të promovuar një proces për lirimin e pengjeve izraelitë, pa dhënë detaje se çfarë u diskutua. "Unë nuk do të kursej asnjë përpjekje për këtë temë dhe kërkesa është që të sillni të gjithë pengjet (në shtëpi)", tha Netanyahu. Zyrtarët e CIA nuk pranuan të komentojë.

Bisedimet midis kryeministrit të Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, i cili shërben gjithashtu si ministër i jashtëm i shtetit, drejtorit të Mossad-it, David Barnea dhe drejtorit të CIA-s, Bill Burns, pasuan një takim të të treve në Evropë javën e kaluar. Katari ka thënë se po punon për të pasur një marrëveshje armëpushimi humanitar, që u rrëzua pas një jave më 1 dhjetor dhe se po përpiqet për t’i dhënë fund luftës më shumë se 60-ditore Izrael-Hamas, që ka shkaktuar një katastrofë humanitare në Gaza.

Katari dhe Egjipti ishin ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit në armëpushimin e fundit të nëntorit, gjatë të cilit Hamasi liroi 110 gra, fëmijë dhe të huaj që mbante peng, në këmbim të 240 grave dhe adoleshentëve palestinezë, të liruar nga burgjet izraelite./ZËRI/

Poll

MOS HUMB