Bota

Lufta/ Irani paralajmëron sërish SHBA-në: Nuk do kurseheni nga ky zjarr

Ndërkohë që arena ndërkombëtare është e ndarë sa i përket qëndrimeve. Ata dënojnë sulmin e Hamasit por nuk “justifikojnë” vrasjen e civilëve në Gaza nga Izrael

E.K
Lufta/ Irani paralajmëron sërish SHBA-në: Nuk do kurseheni nga ky
Amir-Abdollahian

SHBA- Ministri i Jashtëm iranian Amir-Abdollahian ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nëse hakmarrja e Izraelit në Gaza nuk përfundon, atëherë SHBA-të "nuk do të kursehen nga ky zjarr". 

“Unë u them sinqerisht shtetarëve amerikanë, të cilët tani po menaxhojnë gjenocidin në Palestinë, se ne nuk e mirëpresim një zgjerim të luftës në rajon. Por nëse gjenocidi në Gaza vazhdon, ata nuk do të kursehen nga ky zjarr”, tha Amir-Abdollahian gjatë fjalës së tij në OKB.

Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, i cili sundon Gazën, si hakmarrje për sulmet e 7 tetorit që vranëmbi 1,400 njerëz. SHBA ka mbetur një aleat i fortë i Izraelit dhe ka thënë se do të qëndrojë prapa tij pas sulmeve. Ndërkohë që arena ndërkombëtare është e ndarë sa i përket qëndrimeve. Ata dënojnë sulmin e Hamasit por nuk “justifikojnë” vrasjen e civilëve në Gaza nga Izraeli./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB