
HAMBURG- Policia në qytetin verior gjerman të Hamburgut qëlloi sot një burrë që tentoi të sulmonte kalimtarët me një sëpatë. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në lagjen "St Paul", afër vendit ku 40,000 tifozë holandezë po marshonin dhe festonin para ndeshjes që do të luhet kundër Polonisë.
MOMENTI I SULMIT ME VIDEO:
In Hamburg hat die Polizei einen Mann, der mit einer Spitzhacke bewaffnet war und einen Brandsatz mit sich führte, niedergeschossen. Alle Informationen: https://t.co/YYSAz3uUCW pic.twitter.com/YDoTdXw3DM
— NIUS (@niusde_) June 16, 2024
Fillimisht, Policia tentoi që ta neutralizonte agresorin me "spraj djegës", por kur nuk ia doli, përdori armë zjarri. Në këtë moment, ai është rrëzuar por nuk dihen ende detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Megjithatë shtojnë se përveç sopatës, personi ende i paidentifikuar kishte në duar edhe një koktej molotov.
Pavarësisht surprizave, tani çdo gjë është vendosur në rregull dhe tifozët vazhdojnë marshimin drejt stadiumit./ZËRI