Bota

"Kush do të më thërrasë baba?"/ Rrëfimi mes lotësh i Ahmed, si humbi 3 vajzat e vogla dhe 103 të afërm në Gaza

Sulmi vrau gjithashtu nënën e Ahmedit, katër nga vëllezërit e tij dhe familjet e tyre, si dhe dhjetëra halla, xhaxhallarë dhe kushërinj të tij. Mbi 100 të vdekur gjithsej. Më shumë se dy muaj më vonë, disa prej trupave të tyre janë ende të bllokuar nën rrënoja.

a.l
"Kush do të më thërrasë baba?"/ Rrëfimi mes
Ahmad al-Ghuferi

IZRAEL- Lufta Gaza-Izrael po sjell në vëmendje çdo ditë e më shumë histori të trishta të banorëve që kanë humbur familjarët e tyre. E tillë është edhe historia e Ahmad al-Ghuferi. Ai po punonte në një kantier ndërtimi në Tel Aviv kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor në pamundësi për t'u kthyer te gruaja dhe tre vajzat e tij të vogla për shkak të luftës që pasoi dhe bllokadës ushtarake të Izraelit. 

Ahmad fliste me ta në të njëjtën orë çdo ditë, kur i lejonin lidhjet telefonike dhe ishte në telefon me gruan e tij, Shireen, pasi sulmi ndodhi mbrëmjen e 8 dhjetorit.

"Ajo e dinte se do të vdiste. Ajo më tha ta falja për çdo të keqe që mund të më kishte bërë ndonjëherë. Unë i thashë se nuk kishte nevojë ta thosha këtë. Dhe kjo ishte telefonata e fundit mes nesh", tregoi ai. 

Një sulm i madh me bombë në shtëpinë e xhaxhait të tij atë mbrëmje vrau gruan dhe tre vajzat e tij të vogla, Tala, Lana dhe Najla. 

Sulmi vrau gjithashtu nënën e Ahmedit, katër nga vëllezërit e tij dhe familjet e tyre, si dhe dhjetëra halla, xhaxhallarë dhe kushërinj të tij. Mbi 100 të vdekur gjithsej. Më shumë se dy muaj më vonë, disa prej trupave të tyre janë ende të bllokuar nën rrënoja.

"Kush do të më thërrasë baba?"/ Rrëfimi mes
Ahmad dhe vajzat e tij

Javën e kaluar vajza e tije vogël kishte ditëlindjen. Najla do të kishte mbushur dy vjeç. Ahmedi ende po përpiqet të kuptojë humbjen. Në pamundësi për të mbajtur trupat e fëmijëve të tij ose për të qenë në varrosjet e tyre, ai ende flet për ta në kohën e tashme, me fytyrën e tij të palëvizur nën lotët që rrjedhin.

"Vajzat e mia janë zogj të vegjël për mua. Më duket sikur jam në ëndërr. Ende nuk mund ta besoj atë që na ka ndodhur", tha ai. 

Ndërtesa katërkatëshe ku u vra familja qëndronte pranë Qendrës Mjekësore Sahaba në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.
Tashmë është një grumbull betoni i copëtuar, rrënojat e përshkuara me pika të ndezura ngjyrash: një filxhan plastik jeshil, copa rrobash të pluhurosura.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Poll

MOS HUMB