Bota

Kurti ulet përballë Vuçiç, rinisin negociatat në Bruksel

Takimet në Bruksel kanë nisur që në orën 9 të mëngjesit, kur Borrel zhvilloi takimin e parë me presidentit Vuçiç. Ende po vazhdojnë.

k.m.
Kurti ulet përballë Vuçiç, rinisin negociatat në
Pamje nga takimi

BRUKSEL- Ka nisur takimi i përbashkët i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Edhe në këtë takim, të pranishëm janë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Joseph Borell dhe i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Takimet në Bruksel kanë nisur që në orën 9 të mëngjesit, kur Borrel zhvilloi takimin e parë me presidentit Vuçiç. E veçanta është se dorështrëngimi mes të dyve nisi që në garazhdin e makina, pasi të dy mbërritën në të njëjtën kohë në vendtakim. Megjithatë vlen të veçohet, pasi një mënyrë e tillë takimi nuk ka ndodhur kurrë. Më pas, të dy u ngjitën sipër dhe bisedës mes tyre iu bashkua edhe Lajçak.

Kurti ulet përballë Vuçiç, rinisin negociatat në
Takimi në garazh

Në godinën e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, pak para orës 10:00, mbërriti edhe kryeministri i Kosovës. Pas përfundimit të takimeve të ndara, që prej orës 11.00, palët janë mbledhur bashkë për të diskutuar. Ajo që vihet re nga pamjet e takimit mes tyre, është që kësaj herë, në tavolinë ka vetëm ujë. Ndërsa herët e tjera, zyrtarët e lartë ishin treguar më "bujarë' me biskota dhe me disa Coca-Cola. 

Kurti ulet përballë Vuçiç, rinisin negociatat në

Pasi të mbarojë biseda mes dy liderëve, pritet edhe një deklaratë për shtyp nga Borrell. Por duke qenë se ende nuk ak një orë konkrete se kur do të përfundojnë takimet, konferenca është lënë që të zhvillohet nga ora 15:00 dhe 18:00. Në varësi të zhvillimeve. Siç u tha më herët, temat e takimit janë zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e marrëveshjes që të dy palët firmosën në Ohër. 

Ky takim në mes të Kurtit dhe Vuçiç-it është i pari pas më shumë se katër muajsh. Kosova dhe Serbia ishin dakorduar për Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve, fillimisht në Bruksel më 27 shkurt, dhe e përforcuar me planin e zbatimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars. Mirëpo, tensionet e krijuara në Veriun e Kosovës që nga 26 maji e kishin lënë në hije zbatimin e saj. Zyrtarët e Listës Serbe bojkotuan zgjedhjet lokale në 4 komunat në Veri të vendit, por edhe pa prezencën e tyre, zgjedhjet u zhvilluan. Kështu nisën edhe përplasjet mes serbëve dhe Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it.

Poll

MOS HUMB