Bota

Kujt do i besojë Donald Trump? Presidenti i ri nis nga puna, duhet të zgjedhë ekipin

Mediat amerikane raportojnë se Trump ka nisur nga përgatitjet që të zgjedhë njerëzit "kyç" që do ta ndihmojnë  në administratën e ardhshme presidenciale.

k.m.
Kujt do i besojë Donald Trump? Presidenti i ri nis nga puna, duhet të
Donald Trump

SHBA- Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA-së në zgjedhje dhe tani duket se ka nisur menjëherë nga puna. Mediat amerikane raportojnë se Trump ka nisur nga përgatitjet që të zgjedhë njerëzit "kyç" që do ta ndihmojnë  në administratën e ardhshme presidenciale. Kjo pasi edhe presidenti aktual Joe Biden, edhe kundërshtarja e tij, Kamala Harris i premtuan një transferim paqësor të pushtetit. 

Trump është zgjedhur president, por ai do të marrë detyrën vetëm në një ceremoni që do të mbahet para Shtëpisë së Bardhë në Uashington në janar. Pra Donald Trump ka siguruar rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk është ende zyrtarisht president - dhe do të duhen më shumë se dy muaj para se të kthehet në Zyrën Ovale.

Trump pritet që të betohet si president pas datës 20 janar dhe Joe Biden do të qëndrojë në pushtet deri atëherë - megjithëse ai do të jetë shumë i kufizuar politikisht.

Në këto zgjedhje Trump ka marrë gjithsej më shumë vota se Kamala në nivel të gjithë Amerikës dhe e ka kaluar atë edhe për nga numri i votave kyçe elektorale, që ka mbledhur deri më tani, 295 kundrejt 226 të saj. Ai fitoi pesë nga shtatë shtetet që ishin vendimtare në këto zgjedhje dhe kryeson në Nevada dhe Arizona, dy shtetet e vetme që nuk kanë shpallur ende fitues.

Përveç fitores së Trump, republikanët rifituan edhe kontrollin e Senatit, dhe po kryesojnë në garën për Dhomën e Përfaqësuesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB