Bota

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i nënshtrohet operacionit për të hequr prostatën

Në fillim të këtij viti, ai u operua për një hernie dhe iu vendos një stimulues kardiak vitin e kaluar.

F.m
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i nënshtrohet operacionit për
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të shkojë në spital për të hequr prostatën. Lajmi është bërë me dije nga zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e një zmadhimi beninj të prostatës.

Netanyahu pritet të shkojë në spital të dielën për t'iu nënshtruar operacionit. Në fillim të këtij viti, ai u operua për një hernie dhe iu vendos një stimulues kardiak vitin e kaluar.

Njoftimi vjen pasi ushtria izraelite bastisi një nga spitalet e fundit funksionale në veri të Gazës, duke arrestuar drejtorin e tij. Izraeli ka qenë në luftë me Hamasin për më shumë se 14 muaj që nga sulmet e 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë.

Më shumë se 45,400 palestinezë, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 108,000 të tjerë janë plagosur, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, e cila nuk ka bërë një ndarje në numra mes civilëve dhe luftëtarëve.

Poll

MOS HUMB