Bota

Kryeministri i ri u bën thirrje refugjatëve: Siria tani është një vend i lirë, kthehuni!

Al-Bashir pritet të qëndrojë në detyrë deri në mars.

F.I
Kryeministri i ri u bën thirrje refugjatëve: Siria tani
Mohammed al-Bashir

SIRI-Kryeministri i përkohshëm i Sirisë, Mohamed al Bashir është zotuar të garantojë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Siri. Në një intervistë me gazetën e përditshme italiane Corriere della Sera, al-Bashir u bëri thirrje refugjatëve sirianë në mbarë botën që të kthehen në atdheun e tyre, pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad.

“Apeli im u drejtohet të gjithë sirianëve jashtë vendit: Siria është tani një vend i lirë që ka rifituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni! Pas përfundimit të sundimit të familjes al-Assad, tani është e nevojshme të rivendoset siguria dhe stabiliteti në të gjitha qytetet siriane në mënyrë që njerëzit të mund t’i kthehen jetës normale”, tha al-Bashir.

Ai thotë se qeveria e tij Hayat Tahrir al-Sham (HTS) po “trashëgon një administratë të fryrë të rrënuar nga korrupsioni” dhe këmbëngul se ai do të qëndrojë në detyrë vetëm deri në mars 2025.

Al-Bashir në fjalën e tij distancoi rebelët nga lidhjet me Al Kaedën, duke thënë se ata e shtrembëruan kuptimin e vërtetë të Islamit dhe se Perëndimi nuk duhet të lidhë muslimanët me terrorizmin. Një prioritet tjetër për al-Bashir është të trajtojë “pasigurinë” e shërbimeve thelbësore në Siri si energjia elektrike, ushqimi dhe uji. Bashir pritet të qëndrojë në detyrë deri në mars./ZËRI

Poll

MOS HUMB