Bota

Kryeministri i ri i Francës drejt shkarkimit? Qeverisja e tij përballet me mocion mosbesimi

E majta ka kritikuar Attalin se po "lufton të varfërit" me politikat e tij.

D.XH
Kryeministri i ri i Francës drejt shkarkimit? Qeverisja e tij
Gabriel Attal

FRANCË- Kryeministri i ri i Francës Gabriel Atal përballet me mocionin e parë të shkarkimit në Asamblenë Kombëtare të Francës, pavarësisht faktit se qeveria franceze nuk ka një shumicë absolute në parlament.

Mocioni i mosbesimit u paraqit nga të gjitha fraksionet e majta. Partitë e majta nuk kanë pothuajse asnjë shans për të marrë 289 votat e nevojshme për të rrëzuar qeverinë, pasi e djathta dhe e djathta ekstreme nuk kanë ndërmend ta mbështesin atë.

Rrjedhimisht, vëmendja është përqendruar tek toni i diskutimeve dhe përgjigja e kryeministrit 34-vjeçar, pak para nisjes për në Gjermani, ku do të takohet me kancelarin Olaf Solz. E majta akuzon kryeministrin, i cili u emërua në janar nga presidenti Emmanuel Macron, se nuk ka kërkuar votëbesimin, pasi paraqiti platformën e qeverisjes të martën e kaluar.

E majta gjithashtu akuzon Gabriel Attal për një "luftë kundër të varfërve", me njoftimet e tij për heqjen e taksës së solidaritetit dhe ndryshimin e rregulloreve të strehimit social. Të martën e kaluar në Asamblenë Kombëtare, shumë folës kritikuan rininë e kryeministrit të ri dhe edukimin e tij në shkollat ​​e elitës franceze. Zemërimi i fermerëve, i cili dominoi lajmet franceze me bllokadat e traktorëve në të gjithë Francën për disa ditë deri në fund të javës së kaluar, do të jetë një tjetër temë e debatit të sotëm për mocionin e mosbesimit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB