Bota

Kryeministri i Francës nis punën, emëron ministër të Jashtëm ish-partnerin

Kryeministri i parë homoseksual i Francës emëroi ministër të Jashtëm ish-partnerin e tij, Stephane Sejourne.

D.XH
Kryeministri i Francës nis punën, emëron ministër të
Gabriel Attal dhe ish-partneri Stephane Sejourne

PARIS- Kryeministri i ri i Francës, Gabriel Attal, 34 vjeç, i cili është edhe kryeministri i parë homoseksual në Francë, ka nisur nga puna, duke emëruar ministrat e kabinetit të tij.

Stéphane Séjourné, që ka qenë më parë partneri i ish-kryeministrit, u zgjodh ministër i Jashtëm, duke zëvendësuar Katherine Colonna. Sipas sistemit francez, presidenti përcakton politikën e përgjithshme, ndërsa kryeministri është përgjegjës për zgjedhjen e një kabineti dhe menaxhimin e qeverisë.

Një qeveri e re franceze shpallet zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Pallatit Élysée. Alexis Kohler e bëri njoftimin nga Jardin d’Hiver (Kopshti Dimëror) i pallatit presidencial.

Një sërë personalitetesh janë emëruar në poste kyçe. Përveç Darmanin si ministër i brendshëm dhe Dupond-Moretti si ministër i drejtësisë, Bruno Le Maire mbajti postin e tij si ministër i financave dhe Sébastien Lecornu mbetet ministër i mbrojtjes.

Disa nga gratë e nominuara në postet e kabinetit përfshijnë ish-ministren e drejtësisë Rachida Dati si ministre e re e kulturës. Dati, e cila shërbeu si ministre e drejtësisë nën ish-presidentin Nicolas Sarkozy, u desh të linte partinë konservatore Les Républicains për të marrë postin e saj të ri.

Catherine Vautrin u emërua ministre e shëndetësisë dhe punës, Amélie Oudéa-Castéra do të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Sylvie Retailleau do të drejtojë arsimin dhe kërkimin. Prisca Thevenot, më parë zëvendësministre e Rinisë, u emërua zëdhënëse e qeverisë.

Emërimet e tjera të kabinetit të shpallura të enjten përfshijnë:

Ministri i Bujqësisë: Marc Fesneau

Ministri i Mjedisit: Christophe Béchu

Ministrja e barazisë gjinore: Aurore Bergé

Zëvendësministre për marrëdhëniet parlamentare: Marie Lebec./ZËRI/

Poll

MOS HUMB