
SHBA- Kryebashkialku i Nju Jorkut Eric Adams po përballet me drejtësinë pas akuzave për përdhunim nga një grua. Kjo e fundit akuzon Adams se e ka përdhunuar në vitin 1993, kohë që kryebashkiaku mbante detyrën e oficerit të Policisë në Nju Jork. Zyra e Adams i ka hedhur poshtë akuzat. Gruaja kërkon 65 milionë dollarë dëmshpërblim nga kryebashkiaku.
"Kryetari i bashkisë nuk e di se kush është ky person. Nëse ata janë takuar ndonjëherë, ai nuk e mban mend. Por ai kurrë nuk do të bënte asgjë për të dëmtuar fizikisht një person tjetër dhe mohon fuqishëm çdo pretendim të tillë", tha zëdhënësi i Bashkisë së Nju Jorkut.
Kjo është hera e dytë që Adams po përballet me drejtësinë pas nisjes së hetimeve për financimin e fushatës së tij elektotrale në vitin 2021. Hetimi përqendrohet në atë nëse fushata e tij komplotoi me qeverinë turke për të marrë donacione të huaja të paligjshme./Zëri.ai