
TEV AVIV - Kreu i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake të Izraelit Aharon Haliva thotë se ai mban përgjegjësi për dështimet e inteligjencës, që çuan në kryerjen e sulmit të befasishëm të Hamasit më 7 tetor.
“Në të gjitha vizitat e mia në njësitë e Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake në 11 ditët e fundit, u ula dhe theksova se fillimi i luftës ishte një dështim i inteligjencës”, tha gjeneralmajori Aharon Haliva.
“Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake, nën komandën time, nuk arriti të paralajmëronte për sulmin terrorist të kryer nga Hamasi”, thotë Haliva.
“Ne dështuam në misionin tonë më të rëndësishëm dhe si drejtues i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, mbaj përgjegjësi të plotë për dështimin”, tha ai.
“Por, ne do ta hetojmë, në mënyrën më të thellë dhe më gjithëpërfshirëse, dhe do të nxjerrim përfundimet”, thotë ai. “Por tani, ka vetëm një detyrë, për të luftuar dhe për të fituar”, shtoi gjenerali izraelit.
Haliva është zyrtari i fundit i mbrojtjes që thotë se mban përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës të kryer nga Hamasi, pasi kreu i agjencisë së sigurisë Shin Bet dhe shefi i shtabit të ushtrisë, bënë komente të ngjashme ditët e fundit.
Hamasi sulmoi Izraelin dhe Tev Avivi u përgjigj. Më tepër se 4400 persona kanë ndërruar jetë nga sulmet e përgjakshme./Zëri.ai/