Bota

Kourtney Kardashian sjell në jetë fëmijën e parë me Travis Barker

Bateristi i "Blink-182" ishte ai që dha lajmin se do ta quanin djalin e tyre Rocky Thirteen.

k.m.
Kourtney Kardashian sjell në jetë fëmijën e parë me
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

SHBA- Ylli i reality show-t “Keeping up with the Kardashians”, Kourtney Kardashian u bë nënë në moshën 47-vjeçare. Ajo solli në jetë një djalë me partnerin aktual, bateristin Travis Barker. Bateristi i "Blink-182" ishte ai që dha lajmin se do ta quanin djalin e tyre Rocky Thirteen. Ai shpjegoi se frymëzimi erdhi nga Rocky George, i cili luante kitarë për Suicidal Tendencies por edhe nga filmi "Rocky"; 13, sipas numrit e tij të preferuar.

Kourtney Kardashian sjell në jetë fëmijën e parë me
Kourtney Kardashian

I porsalinduri bashkohet me familjen e përzier të çiftit, e cila përfshin tre fëmijët e Kourtney nga marrëdhënia e saj me Scott Disick: Mason Disick, 13 vjeç; Penelope Disick, 11 vjeç dhe Reign Disick, 8 vjeç.

Ndërkohë, Travis ka 2 fëmijë nga martesa e tij e parë Landon Barker, 20 vjeç dhe Alabama, 17 vjeç. Po ashtu, ka birësuar edhe vajën e ish-bashkëshortes Shanna Moakler, Atiana De La Hoya, 24 vjeç.

Epo...me jetë të gjatë/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB