Bota

Konstantinos Tasoulas zgjidhet presidenti i ri i Greqisë

Tasoulas gjithashtu foli për funksionimin dhe përgjegjësinë e institucioneve, duke theksuar se klima e butë politike dhe ruajtja e unitetit janë thelbësore për realizimin e qëllimeve politike.

I.F
Konstantinos Tasoulas zgjidhet presidenti i ri i Greqisë
Konstantinos Tasoulas

GREQI- Ish-kryetari i Kuvendit të Greqisë, Konstantinos Tasoulas është zgjedhur Presidenti i Greqisë, ku mori 160 vota nga 274 deputetët e pranishëm. Gjatë fjalimit të tij, Tasoulas u shpreh se pozicioni i tij si president i Greqisë është “një suprem, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe”.

“Pavarësisht mosmarrëveshjeve individuale, filli i padukshëm që na bashkon nuk duhet të prishet. Ky është një fill që na mban të bashkuar kur mobilizohemi për një qëllim të përbashkët ose për të parandaluar një të keqe të përbashkët,” tha ai në fjalën e parë drejtuar kombit.

Tasoulas gjithashtu foli për funksionimin dhe përgjegjësinë e institucioneve, duke theksuar se klima e butë politike dhe ruajtja e unitetit janë thelbësore për realizimin e qëllimeve politike.

“Ritmi i botës, siç e dimë, nuk duket se do të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Greqia duhet të rrisë prestigjin e saj ndërkombëtar, dhe pavarësisht mosmarrëveshjeve individuale, unë besoj se e ardhmja jonë do të jetë më e fortë kur veprojmë së bashku,” përfundoi ai.

Tasoulas vuri në dukje sfidat që po përballon Greqia, duke theksuar kërkesat për siguri kombëtare, prosperitet, mbrojtje civile dhe drejtësi. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të aftësive mbrojtëse dhe diplomatike, si dhe kohezionin social brenda Bashkimit Europian. Presidenti i ri i Greqisë, njihet edhe si avokati kryesor për rikthimin e skulpturave të diskutueshme të Parthenonit nga Muzeu Britanik në Londër./ZËRI

Poll

MOS HUMB