Bota

Konflikt mes disa personave, plagoset me armë zjarri shqiptari në Zvicër

Autoritetet informojnë se kanë identifikuar si të dyshuar kryesor një zviceran 24-vjeçar.

I.F
Konflikt mes disa personave, plagoset me armë zjarri shqiptari në
Pamje nga vendngjarja

ZVICËR- Një konflikt mes disa personave në Zvicër ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjërrit, ku si pasojë është plagosur një shqiptar nga Kosova. Sipas autoriteteve vendase, disa të shtëna me armë zjarri u regjistruan në një parkim, ku një makinë tip “BMW” hapi zjarrë ndaj një makine tip “Skoda”. Në “Skodën” e parkuar ndodheshin dy person, dhe si pasojë u plagos një 31-vjeçar nga Kosova. Autoritetet informojnë se kanë identifikuar si të dyshuar kryesor një zviceran 24-vjeçar.

Ai u ndalua bashkë me një tjetër person nga Kosova. Deri më tani, nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e konfliktit, por autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjithë ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB