Bota

"Kokë më kokë" me Grenell/ Zbulohet emri që Donald Trump ka menduar si sekretarin amerikan të shtetit

Por "gara" mbetet ende e hapur sepse Trump ende nuk e ka marrë një vendim final.

k.m.
"Kokë më kokë" me Grenell/ Zbulohet emri që Donald
Donald Trump dhe Marco Rubio

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka të ngjarë të zgjedhë senatorin e Floridës, Marco Rubio si sekretarin e tij të shtetit. Lajmin e kanë konfirmuar për CNN, dy njerëz nga ekipi i tij. Që në mëngjes, tha një nga burimet, Trump po anonte më shumë nga Richard Grenell, por pas disa orëve e "zhvendosi" preferencën e tij tek Rubios. Kjo e bazuar në një sërë telefonata që zhvilloi me aleatët e senatorit nga Florida. 

Por "gara" mbetet ende e hapur sepse Trump ende nuk e ka marrë një vendim final. Meqë Trump ka të ngjarë të zgjedhë Rubion si diplomatin e tij, Mike Waltz pritet të shërbejë si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare.

"Kokë më kokë" me Grenell/ Zbulohet emri që Donald
Marco Rubio

Rubio, i cili ishte në garë për të qenë zëvendëspresident, e kishte bërë të qartë se ai ishte i interesuar të bashkohej me kabinetin e Trump por vetëm nëse do t'i jepej roli i duhur. Duke pasur parasysh përvojën e tij të thellë në politikën e jashtme, Komiteti i Inteligjencës së Senatit, Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë, Departamenti i Shtetit dukeshin si një përshtatje e mirë për eksperiencën e tij.

Por deri tani, zëdhënësi i Rubios nuk ka pranuar që të komentojë aludimet.

Pas dështimit të tij në zgjedhjet presidenciale në 2016, Rubio rindërtoi imazhin e tij si një populist në Uashington. Në të njëjtën kohë, ai theksoi kredencialet e tij të politikës së jashtme. Ai e ka përdorur pozicionin e tij për t'u përballur Kinën, duke kaluar legjislacionin që do të bllokonte kreditimin e taksave për bateritë e automjeteve elektrike të prodhuara duke përdorur teknologjinë kineze. Po ashtu, ka pasur edhe përplasje me drejtuesin e FBI-sq për lidhjet e Pekinit me rrjetin social "TikTok".

Rubio – i cili ka kaluar më shumë se një dekadë duke u fokusuar në teorinë e “kërcënimit të Kinës” – u sanksionua së bashku me pesë ligjvënës të tjerë amerikanë nga qeveria kineze në vitin 2020 për “sjellje të keqe në çështjet që lidhen me Hong Kongun”. Tani, zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë thonë se Kina ka të ngjarë që t'i heqë ato sanksione.

"Zgjedhja e Rubios është më e keqe për Kinën sesa rikthimi i Pompeos,"- tha një ish-zyrtar i administratës Trump.

Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment kur u pyet nëse Kina do të heqë sanksionet e vendosura aktualisht ndaj Rubios nëse ai bëhet Sekretar i Shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB