
KOSOVË-Personazhi i famshëm i TikTok, Kozak Braçi është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës. Kozaku po merret në pyetje nga agjentët në lidhje me një video që qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale.
Në video, Kozak Braçi shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike ‘kokainë’ dhe më pas me një pistoletë mulli luan lojën ‘ruleta ruse’. Në pamje duket qartë pistoketa dhe plumbi brenda saj por fatmirësisht arma nuk e shkrep duke shmangur një tragjedi.
Ky nuk është incidenti i parë, ku është përfshirë Kozak, pasi kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, makina e tij me vlerë 50 mijë euro, u gjet e shkrumbuar poshtë pallatit ku banonte, ngjarje për të cilën rezultoi të kishte dhënë urdhër një tjetër reper. /ZËRI